Drejtori i Policisë Rrugore të Shqipërisë Altin Qato shfaqet në video duke dhunuar qytetarin, raporton gazetari Igli Çelmeta për Balkanweb.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Thumamë-Kashar, atje ku qindra qytetarë po protestonin.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por zyrtari i lartë i policisë, shfaqet duke goditur një prej drejtuesve të mjeteve. Nga pamjet dallohet qartë se Qato godet me pëllëmbë në fytyrë qytetarin.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb