VIDEO/ Bashkë me motrën goditën me shishe qelqi Klea Prengën në fytyrë, Antonela Berisha paraqitet në gjykatë

2 hours ago 26

Dy muaj më parë, Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan në një restorant në Tiranë Klea Prengën.

Dy motrat janë vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Gjykata vendosi “arrest me burg” për Mariela Berishën dhe “arrest shtëpie” për Antonela Berishën. Kjo e fundit është paraqitur sot në gjykatë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Antonela Berisha u paraqit në gjykatë, pasi motrat Berisha kanë rivlerësimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë se nga dhuna e ushtruar, modelja Klea Pranga ka pësuar dëme të konsiderueshme shëndetësore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article