VIDEO/ Berisha publikon foton në “Open”: Ja 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut, janë përdorur në ndërtesën e Këshillit të Ministrave

1 year ago 18

Në studion e emisionit “Open”, Sali Berisha ka publikuar një foto ku shihen tre telefona. Sipas ish-kryeministrit Berisha, këta janë telefona të kriptuar që janë përdorur nga Ardi Veliut, të cilin tha se ditën e sotme e kanë shkarkuar nga detyra në krye të AMP.

Berisha tha se nga 8 mijë telefona të kriptuar që janë përdorur në Shqipëri, pjesa më e madhe janë përdorur në Kryeministri.

“Ja ku janë 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut… Kanë pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri në ndërtesën e Këshillit të Ministrave. Më kanë thënë që kur përdor atë aplikacion, merr fund pjesa tjetër. Në kryeministri ka pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri, këta telefona. Nga 8 mijë telefona të kriptuar, Kryeministria ka pasur përqendrimin më të lartë të tyre”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article