VIDEO/ Birra historike Korça, cilësia dhe shija saj bashkon shqiptarët e të huajt

3 months ago 14

Birra Korça, prodhimi origjinal shqiptar tashmë është pjesë e çdo eventi turistik apo feste të organizuar nga shqiptarët, ku nuk mungojnë edhe turistët e huaj. Kompania e Birra Korça ka organizuar së fundmi një “party në anije” (Party on Boat), e cila nis turin në Sarandë dhe lundron drejt brigjeve të magjishme të Jonit.

Në këtë event të rëndësishëm shqiptar e të huaj janë bërë bashkë nën ritmet e DJ me në zë, duke festuar me birrën historike Korça.

“Vera e festave dhe e birrës më të mirë shqiptare!”, bën të ditur kompania e Birra Korça në faqen e saj të Instagram-it, ndërkohë që nuk mungojnë pamjet e veçanta të turistëve që bëjnë gëzuar me birrën e njohur shqiptare.

Birra Korça dhe Uji FAB kanë qenë prezente si sponsor kryesor edhe në një tjetër event, bëhet fjalë për Vala Fest. “Vala Fest 2024 është dëshmia se si muzika dhe arti mund të ndërthuren me turizmin për të krijuar përvoja të paharrueshme, duke promovuar njëkohësisht kulturën dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe produktet 100% shqiptare #birrakorca dhe #ujifab”, thekson Birra Korça.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article