VIDEO/ “BMV” shpërthen në flakë gjatë ecjes dhe përfundon në kanal, lëndohen shoferi dhe pasagjeri

1 year ago 20

Një automjet tip “ BMV “ ka marrë flakë në ecje në aksin Fier-Patos, në afërsi të Portezës. Gazetari Enea Verria raporton për BalkanWeb se automjeti i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Patosit, është përfshirë nga flakët, e më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Si pasojë drejtuesi i mjetit dhe pasa kanë arritur të dalin me lëndime të lehta. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një defekt elektrik që ka shkaktuar flakët ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur menjëherë dhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet dhe policia dhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të përcaktuar shkaqet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article