VIDEO/ E pabesueshme në Argjentinë! Shfaqet film porno për tifozët në turneun ndërkombëtar të tenisit

8 months ago 9

Një nga turnetë e cirkuitit ATP në Argjentinë është bërë temë diskutimi në këtë vend. Por jo për emrat që kanë zbritur në fushën e tenisit për të treguar se sa vlejnë.

Turneu ATP 250 në Kordoba nisi këtë të hënë me një ngjarje shumë të pazakontë që u regjistrua në zonën jashtë stadiumeve ku luhen ndeshjet. Në zonën e ndërtuar për tifozët ngjitur me fushat, është vendosur një ekran i madh ku ata mund të shohin ndeshjet që luhen ndërsa konsumojnë ushqimet. Por në vend të ndeshjeve, në ekran është shfaqur një… film porno.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit me shpejtësi pasi sigurisht që ishte një ngjarje e pazakontë dhe e papritur në turneun i cili hap aktivitetet vjetore për Amerikën e Jugut.

Nuk dihet ende se kush e ka vendosu filmin apo si ka ndodhur gabimi, por në vend të turneut të tenisit, tashmë të gjithë po diskutojnë për videon me pamjet që qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale

#CórdobaOpen 🎾 | OK 😳.

pic.twitter.com/OlvTzQ0TIw

— Nacho Castellano (@nachocaste_) February 4, 2024

Read Entire Article