VIDEO/ Eurodeputeti sllovak lëshon një pëllumb gjatë seancës në Parlamentin Europian: Uroj që e gjithë bota të ketë paqe!

5 months ago 8

Eurodeputeti sllovak, Miroslav Radacovski ka tërhequr vëmendjen e mediave pas një gjesti të cilin bëri gjatë seanncës të së mërkurës së Parlamentit Europian. Radacovski gjatë fjalës së tij para PE-së nxorri nga çanta një pëllumb duke e lënë të lirë të fluturojë në dhomë. Në fjalimin e tij, eurodeputeti sllovak, i cili kryeson Partinë Patriotike të Sllovakisë së krahut të djathtë, argumentoi se lëvizja e tij ishte bërë si një thirrje për paqen botërore.

“Uroj që e gjithë bota, rusët dhe ukrainasit, të kenë paqe. Do të doja ta lëshoja këtë pëllumb si simbol të paqes, për të simbolizuar se Evropa ka nevojë për paqe. Ky pëllumb le të bëhet simbol i bashkimit”, tha Radachovski në fjalën e tij.

Lëvizja e eurodeputetit sllovak, megjithatë, shkaktoi një reagim me kolegen e tij franceze nga të Gjelbërit, Caroline Rouge, duke akuzuar Radacovskin për përdorimin e një kafshe të gjallë kundër rregullave të Parlamentit Evropian.

“Çfarë do të bëni për ta rikthyer këtë jetë zotëri? Ku është mbrojtja e kafshëve në këtë lëvizje? Është një veprim krejtësisht i papranueshëm”, tha eurodeputeti francez, ndërsa një tjetër anëtar i Parlamentit Evropian e pyeti me ironi Radachoëski-n: “Tani a mund ta kapësh?”.

“Shpresojmë që kafsha të jetë mirë”, tha zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian Jean-Christophe Ottien, i cili njoftoi se incidenti do t’i raportohej presidentes, Roberta Metzola.

🕊️ 'Europe needs peace': Miroslav Radacovsky, a member of the European Parliament for the 'Slovak Patriot' party, released a dove in the parliament's debating chamber as he called for peace in Europe and the world pic.twitter.com/itShHouOyK

— Reuters (@Reuters) April 24, 2024

Read Entire Article