Video/ Simpatizantët poshtë pallatit, Berisha i përshëndet nga dritarja, pamjet nga brenda banesës së tij

9 months ago 14

Simpatizantët e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur sot poshtë shtëpisë së tij, duke brohoritur.

Nga pamjet brenda banesës së tij, Berisha shihet duke bërë simbolin me dy gishta, si dhe ka valëvitur flamujt e PD-së. Pas daljes në ballkon dhe përshëndetjes me mbështetësit e tij, Berisha ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku shkruan se “Duke përshëndetur luftëtarët e lirisë në betejën e tyre pa kthim kundër diktaturës së drogës, krimit e korrupsionit”.

Kujtojmë se dy ditë më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article