Ky është momenti i atentatit të dyshuar ndaj Arlind Bushatit, një nga të vrarët e masakrës së Shkodrës, i cili ndodhej në automjet me Hamza Licin.
Më 11 tetor të këtij viti, Bushati ndodhej në një kafene në pedonalen e Shkodrës, nën shoqërinë e miqve të tij, teksa një motor është afruar me shpejtësi drejt tij. Një nga autorët, pa zbritur nga motori, ka nxjerr një armë në dukje automatike, dhe e ka drejtuar drejt Bushatit.
Lexo edhe :
Related Posts
Siç dallohet në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, arma nuk është shkrepur, por skena e dëshmuar nga sytë e shumë qytetarëve ka shkaktuar panik. Të pranishmit shihen duke u larguar me vrap për të shpëtuar nga skena e krimit.
Arlind Bushati e referoi ngjarjen në polici, por ndonëse uniformat blu ishin vënë në dijeni mbi këtë atentat të dështuar, duket se i ndjeri nuk është marrë në mbrojtje nga instancat shtetëore.
Ditën e djeshme, ai nuk mundi t’i shpëtonte plumbit të marrë në kokë, nga atentatorë që ende nuk janë identifikuar.
32-vjeçari ishte në makinë me Licin në momentin e ngjarjes dhe mori një plumb në kokë. Disa orë më vonë ai ndërroi jetë në spital. Nga ngjarja humbi jetën edhe Flutura Basha, 56 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën është bashkëshorti i saj, Bashkim Basha 67 vjeç.
Pas të shtënave, makina me të cilin lëviznin Lici dhe Bushati humbi drejtimin dhe shkaktoi aksident, duke përplasur një motoçikletë. Në të udhëtonin një çift bashkëshortësh, Flutura dhe Bashkim Basha. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën në vend Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje kritike./vizionplus.tv