Video/ Zjarri dhe shembja e vinçit New York City lënë gjashtë të plagosur (fotot)

1 year ago 18

Një pjesë e një vinçi ndërtimi në qendër të New York është shembur sot mbi një ndërtesë pranë tij në Manhattan pas një zjarri që shpërtheu në lartësi.

Zjarri i orës 7.30 të mëngjesit shpërtheu në krahun e vinçit pranë rrugës Tenth Avenue.

Foto e video nga incidenti tregonin vinçin duke u djegur për disa momente, duke lëshuar shtëllunga tymi të zi.

Zyrtarët thanë se operatori vinçit ishte duke ngritur një sasi betoni dhe kur pa zjarrin pranë kabinës së tij tentoi ta shuante.

Por disa momente më vonë krahu u vinçit u këput, duke u përplasur në ndërtesën ngjitur e më pas duke rënë në rrugë.

Teksa binte, njerëzit poshtë tij vraponin për të shpëtuar mes copave të mbetjeve që binin nga lart.


Katër civilë dhe dy zjarrfikës pësuan plagë të lehta por ngjarja mund të kishtep asur pasoja më të rënda, thanë zyrtarët e New York.

Operatori i vinçit gjithashtu shpëtoi pa lëndime.

Zyrtarët thanë se do të hetonin njerëzit e përfshirë në operimin e vinçit dhe për të kuptuar shkakun e shpërthimit të zjarrit.

Top Channel

Read Entire Article