Vijojnë operacionet “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, ministri Balla: 15 të arrestuar për dhunë seksuale ndaj të miturve dhe armëmbajtje pa leje

9 months ago 15

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me dhunën seksuale ndaj të miturve.

Përmes një postimi në rrjetat sociale, Balla shkruan se falë operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit” 15 persona të tjerë janë ndaluar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Përgëzime Policisë së Shtetit për vendosjen para drejtësisë së pesë personave të dyshuar për dhunë me bazë gjinore dhe dhunë seksuale ndaj të miturve. Gjithashtu falë operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit” 15 persona të tjerë janë ndaluar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article