Vijon mbledhja me dyer të mbyllura e qeverisë në Shëngjin, ja çfarë po diskutohet

9 months ago 17

Ashtu siç ishte caktuar, vijon edhe sot mbledhja e qeverisë, e cila nisi që dje në Shëngjin. Mësohet se i gjithë fokusi po përqendrohet mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të reja në qeveri.

Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri Edi Rama ‘surprizoi’ me lëvizjen e tij, duke bërë një lëvizje, ndërsa vendosi që të shkrijë tre ministri në një të vetme, përkatësisht atë Financave, Ekonomisë dhe Kulturës, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me në krye Blendi Gonxhen.

Diskutimi në pjesën për angazhimin e grupit parlamentar të PS në Kuvend është fokusuar ne këto pika:

-Seancat plenare të zhvilluara;

-Sa interpelanca;

-Sa mocione me debat;

-Sa projektligje janë depozituar në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisëse sa prej deputetëve;

-Prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione;

-Takimet e ministrave me deputetët;

-Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale;

-Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar;

-Performanca e deputeteve ne debate publike, diskutime ne seanca e komisione dhe prezenca ne zonat elektorale;

-Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit te opozitës;

-Ligjet ne Kuvend qe duan shumice te cilësuar, si amnistia e te dënuarve.;
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article