“Vila24” ndez nostalgjinë e mbrëmjeve të vallëzimit, Gjoka: Kur mbështetej dora te kurrizi…

9 months ago 9

Paneli i të ftuarve në studion e “Vila24” moderuar nga Anila Çela solli nostalgjinë për mbrëmjet e dikurshme të vallëzimit. Alket Islami, reporter i ajrit i njohur për tipin e tij shumë simpatik kujtoi “mbledhjet” e dikurshme në shtëpitë e njëri-tjetrit duke i zënë dritaret me batanije për të krijuar atmosferë.

“Shkonim te shtëpia e atij që e kishte bosh. Të nesërmen vinte njoftimi nga kryetari i Frontit të Lagjes…”- thotë Islami ndërsa ndalet tek vështirësia për të gjetur magnetofon apo kaseta me këngë të huaja të ndaluara nga regjimi. Më tej shkrimtari e studiuesi Behar Gjoka tha se mbrëmjet e dikurshme të vallëzimit ishin “institucion”. Ai shpjegoi ndjesitë e raportet që krijonin takimet në sallat e kërcimit. Gjoka me shumë delikatesë sjell në fokus komunikimin me sy apo ftesat që në fakt ishin edhe një mundësi për t’u njohur apo afruar më tepër. “Ishte gjëja më e bukur kur mbështetej dora tek kurrizi”,- thotë ai ndërsa nuk i shpëtojnë këto detaje të vogla, por shumë domethënëse për kohën.

E ftuar në panel Evgjeni Culli këngëtarja e Grupit të Sazeve të Përmetit tha se i pëlqente kërcimi dhe i frekuentonte shpesh mbrëmjet me shoqërinë. Arlin Zhugri, koreografe u shpreh se mbrëmjet e dikurshme luanin rolin që kanë rrjetet sociale sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article