Vizitë dyditore në Shqipëri, Begaj pret homologun kroat Milanovic, pas takimit ‘kokë më kokë’, konferencë e përbashkët

1 year ago 8

Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot në një takim homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç. Ka qenë kreu i shtetit që e ka pritur me një ceremoni zyrtare dhe me nderime Milanoviç, ndërsa pas takimit dy presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërkohë, nesër presidenti kroat Milanoviç së bashku me Begajn, do të vizitojnë qytetin e Beratit.

AXHENDA

10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç i shoqëruar nga delagacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.
10:50-11:10 -Takimi tete-à-tête mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.
11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviç.
12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article