Vjen reagimi i Hamasit rreth “planit ambicioz” të Egjiptit për t’i dhënë fund luftës me Izraelin

10 months ago 7

Egjipti ka paraqitur një propozim ambicioz për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas i cili thuhet se i është paraqitur Izraelit, Hamasit, Shteteve të Bashkuara dhe qeverive evropiane.

Bëhet fjalë për një propozim që ishte një përpjekje ambicioze jo vetëm për t’i dhënë fund luftës, por edhe për të hartuar një plan për të ardhmen.

Dhe ndërkohë media të huaja kishin raportuar se Hamasi kishte refuzuar një ofertë egjiptiane për paqe, duke cituar burime egjiptiane të sigurisë.

Por tani, Hamasi ka thënë se “nuk ka njohuri” për informacionin që raportoi Reuters, përcjell Telegrafi.

Grupi tha: “Ne përsërisim se nuk mund të ketë negociata pa një ndërprerje gjithëpërfshirëse të agresionit”.

“Udhëheqja e Hamasit kërkon një ndërprerje të përhershme të agresionit dhe masakrave kundër popullit tonë”.

“Populli ynë dëshiron ta shohë këtë agresion të ndalur plotësisht dhe nuk dëshiron të presë për një armëpushim të përkohshëm ose të pjesshëm për një periudhë të shkurtër, pas së cilës agresioni dhe terrorizmi mund të vazhdojnë fatalisht”. /Telegrafi/

Read Entire Article