Vjosa fiton thellë ndaj 2 Korrikut dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

8 months ago 9

Vjosa ka fituar me rezultat 3-1 ndaj 2 Korrikut në ndeshjen 1/8-tës së Kupës së Kosovës duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të kësaj gare.

Klubi nga Shtimja ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e tyre si vendas, por të zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët arritën të shënojnë dy gola.

Goli i epërsisë 1-0 erdhi në minutën e 11-të, ndërsa në minutën e 16-të shënuan për 2-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, mysafirët filluan më mirë duke shënuar një gol të hershëm, por vendasit shënuan edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.

Goli i ngushtimit të epërsisë erdhi në minutën e 48-të për 2-1, por Vjosa shënoi në minutën e 64-të për 3-1.

Në minutën e 83-të u shënua edhe goli i epërsisë 4-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja dhe Vjosa iu gëzua kualifikimit në çerekfinale. /Telegrafi/

Read Entire Article