Vllaznia pret partizanin në ‘Loro Boriçi’

1 year ago 48
Reklamë
18:16 13/09/2023

Trajnerët optimist për një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje

Spektakël dhe emocione premton dhe përballja e ‘Loro Boriçit’ mes Vllaznisë dhe Partizanit. Një 90 minutësh tepër delikat për dy skuadrat që synojnë fitoren për të qënë në vendet e para në klasifikim. Juriç dhe Krymi kanë lënë pas krahëve dëmtimet dhe janë gati për trajnerin Migen Memelli në këtë duel tepër të fortë.

“Është një test i rëndësishëm. Një ndeshje derbi ku pranohen të gjitha rezultatet, por ajo çfarë mendojmë dhe kemi parë gjithë këto ditë në terren, dëshira e lojtarëve nuk ka munguar. Do të mundohemi dhe do të hyjmë më një mentalitet që i takon edhe klubit edhe skuadrës edhe lojtarëve siç e thashë për ta fituar ndeshjen.”

Pas fitores ndaj Laçit, klima tek Partizani është e mirë. Trajneri Zekiç ka shfrytëzuar pushimet nga kombëtarja për tu ambientuar akoma dhe më shumë me grupin që ka në dispozicion.

“Vllaznia luan në fushën e saj dhe përpara një publiku që do ta mbështes fortë. Ato do të jenë në 120% të forcave të tyre dhe ne duhet të jemi në të njëjtit nivel nëse duam të dalim me rezultat pozitv.”

Në gjashtë sfidat e sezonit të shkuar mes kampionatit dhe Kupës, Partizani ka fituar tre duele, barazuar një dhe humbur dy.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article