Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka vjedhur bateritë e dy automjeteve.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E.Sh., 30 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISE
Vodhi bateritë e 2 automjeteve pasi kreu dënimin me burgim për të njëjtën vepër penale, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin: E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 30-vjeçari:
-më datë 04.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 5;
-më datë 23.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 16/1.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb