Vodhi një automjet, policia greke ndjek 27-vjeçarin shqiptar pasi u arratis me shpejtësi dhe e prangos

10 months ago 5

Në prangat e policisë greke ka rënë një 27-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua pas një ndjekjeje për një automjet të vjedhur në zonën e Pallinit mbrëmjen e së mërkurës. Policia është vënë në alarm rreth orës 23:00, kur është regjistruar një ndjekje në zonën e Pallinit, me pasojë arrestimin e një 27-vjeçari shqiptar.

Oficerët e policisë së veprimit të menjëhershëm kanë lokalizuar një automjet, të cilin kanë kërkuar ta kontrollojnë. Siç u konstatua, ai ishte denoncuar i vjedhur një ditë më parë në Departamentin e Sigurisë së Maratonës.

Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur sinjalit të policisë, ka rritur shpejtësinë dhe është larguar. Menjëherë ka nisur ndjekja, 27-vjeçari ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të arratiset në këmbë. Megjithatë, policët e ndoqën dhe arritën ta ndalonin dhe arrestonin në kryqëzimin e rrugëve “Asklipiou” dhe “Smyrni”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article