Von der Leyen notë pozitive rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE, flet për “Planin e Rritjes”: Do të dyfishojmë ekonominë tuaj brenda 10 vitesh

1 year ago 25

Samiti i Procesit të Berlinit që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë, pritet të jetë një tjetër nivel jo vetëm për nga mikëpritja, por edhe rëndësia dhe risitë, në aspektin ekonomik me të ashtuquajturin “Plan i Rritjes” dhe atë politik – sa i përket procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se në këtë samit duhet të përqendrohemi te një plan i ri për rritjen e BE-së.

Ndërsa vlerësoi pozitivisht ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt bllokut, Ursula von der Leye përcolli tre mesazhe.

“Duam që ju të bëheni pjesë e jona që të plotësojmë BE. Shqipëria ka arritur vërtet shumë. Objektivi ynë i përbashkët është të çelim negociatat për atë që ne e quajmë grup kapitujt e pjesëve themelore sa më shpejt të jetë e mundur deri në fund të vitit.

Mesazhi i dytë: Ndërkohë që vijojmë të ecin drejt anëtarësimit po ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët dhe ne duhet të nisim menjëherë. Që tani të krijojmë mundësi të reja tregtie mes nesh. Kemi nisur me plani e investimeve 30 miliardë euro’

Janë mobilizuar 1.4 mld euro me projekte shumë të rëndësishme si hidrocentrali Fierzës, por edhe me hekurudhën me Malin e Zi. Sot dua të përqendrohem te plani i ri për rritjen e BE-së.

Po ecim drejt një faze të re veprimesh, pasi ky plan ka mundësinë të dyfishojë ekonominë tuaj brenda këtij 10 vjeçari. Duhen reforma dhe reformat të shoqërohen me investime. Kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

Mesazhi ynë i tretë është që investimet tona do të kenë të njëjtën vlerë si punët tuaja. Unë mendoj se kjo po vjen në momentin e duhur që Shqipëria dhe BE-ja të jenë më pranë njëra tjetrës. Ju jeni në përputhje të plotë me përgjigjen e BE-së sa i përket luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Edi ju falënderoj juve dhe qëndrimin tuaj të qartë për sulmin terrosit të Hamasit. Kënaqësi që jam në Shqipëri.’- tha Von der Leyen.

Top Channel

Read Entire Article