Vora bëhet edhe me fushë stërvitore të re

1 year ago 43
Reklamë
22:50 14/09/2023

Presidenti i FSHF, Duka: Infrastruktura e mirë afron të rinjtë me futbollin

Projekti ‘100 fushat’ i Federatës Shqiptare të futbollit vijon sërish në qarkun e Tiranës. Kreu i futbollit shqiptar, Armand Duka ka inspektuar punimet e fushës stërvitore të Vorës. Fusha e re është me tapet artificial ndërsa do të presë futbollistët e Vorës, nga të gjitha ekipet e moshave, të cilët do të stërviten aty, ndërkohë fusha do të jetë edhe në dispozicion të komunitetit.

Kemi inauguruar disa ditë më parë fushën në Arbanë për klubin Dinamo, kemi përfunduar këtë në Vorë dhe do të vazhdojmë me fusha të tjera, si në Kamëz, në Shkodër dhe në qytetet të tjera. Të gjitha këto do i shërbejnë sigurisht ndryshimit të nivelit të futbollit, afrimit të fëmijëve në sport dhe largimit të tyre nga rruga dhe nga veset negative dhe bashkimi me komunitetin tonë të bukur të futbollit, për t’u bërë të gjithë fëmijët një ditë pjesëtarë të ekipit kombëtar dhe ta gëzojnë Shqipërinë me rezultate, siç po e gëzon ekipi Kombëtar A sot”,

Fusha e re e Ahmetaqit është ndërtuar me përmasat e një fushe të madhe futbolli dhe me standardet moderne.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article