Voska – Shkupi mbyllet pa fitues, Shkëndija ndalet me barazim nga Vardari

7 months ago 3

Pa fitues janë mbyllur tre duelet e ekipeve shqiptare të zhvilluara mesditën e kësaj të shtune në kaudër të xhiros së 24-t në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Takimi ndërmjet dy ekipeve shqiptare, Voska Sport dhe Shkupit i luajtur në Ohër, nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola.

Ndërkohë me barazim 1:1 është ndalur Shkëndija e Tetovës në transfertën ndaj Vardarit në kryeqytet. Të parët që shkuan në avantazh në këtë duel, ishte ekipi Vardarit që përmes Lemos në minutën e 16-të realizoi gol, teksa  kuqezinjtë nga Tetova golin e barazimit e gjetën 11 minuta parafundit të sfidës, kur Aganspahic shënoi për 1:1. Deri në fund të kohës së rregullt dhe vazhdimeve nuk pati ndryshime në rezultat, përderisa mund të veçojmë se të dyja skuadrat e mbyllën sfidën me nga një futbollist më pak në fushë, pas dy kartonave të kuq.

Gjithashtu edhe skuadra tjetër shqiptare, Gostivari nuk ka shkuar më shumë së një barazim 0:0 ndaj Bregallnicës në Shtip.

Në dy takimet tjera Makedonija Gjorçe Petrovi triumfoi në fushë të vet ndaj Tikveshit me rezultat minimal 1:0, ndërsa Sileksi mposhti Brera Strumicën me shifrat 2:1.

Xhiroja e 24-t në Superligën e Maqedonisë së Veriut mbyllet nesër me duelin që do të luhet në kryeqytet ndërmjet Rabotniçkit dhe Struga Trim Lum./Telegrafi/

Read Entire Article