“Vota me fotokopje për Vuçiç”/ Kreu i delegacionit të KiE: E vërteta është tronditëse

10 months ago 7

Stefan Schennach, kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që vëzhgoi zgjedhjet në Serbi, tha se e vërteta për procesin elektoral në Serbi është shokuese.

Në një intervistë për median në Beograd, ai tha se ka pasur manipulime votash në mënyrë masive. Ai shtoi se gjatë numërimit të votave ka parë se në kuti kishte fletë votimi që ishin bërë në fotokopje në dyqan dhe që kishin një vulë të komision të votimit. Sipas tij, fushata u dominua nga presidenti Aleksandar Vuçiç në shkelje të plotë ligjore.

“Ajo që pamë ishte një fushatë e tërë e dominuar nga presidenti. Kjo nuk është punë e presidentit. Presidenti është një person neutral që duhet të garantojë për vendin dhe për të gjithë njerëzit. Por presidenti aktual i menaxhoi zgjedhjet dhe ishte kandidat në të gjitha nivelet, pavarësisht nëse ishte fshat apo e gjithë republika”,- tha Stefan Schennach.

I pyetur për deklaratën e partisë fituese se zgjedhjet kaluan pa probleme, ai tha se proceset elektorale nuk kanë nevojë për fjalë të bukura, por për fakte që tregojnë të vërtetën. Dhe sipas tij, e vërteta është tronditëse për zgjedhjet në Serbi.

Read Entire Article