Vranë babanë dhe plagosën të birin dy vite më parë, prokuroria kërkon 25 vite burg për autorin e ngjarjes në Fier, bashkëpunëtori i tij…

4 months ago 6

Vrasja e shtetasit H.B dhe plagosja e djalit të tij, Prokuroria Fier kërkon 25 vite burgim për autorin dhe 17 për bashkëpunëtorin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 20.07.2022, në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, ku shtetasit A.B dhe G.B, për shkak të konfliktit të çastit kanë goditur me thikë shtetasit H.B dhe A.B (babë e bir). Shtetasi H.B për shkak të plagëve të marra nga goditjet me thikë në trup ka humbur jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 825, vitit 2022, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy personave, parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal, në dëm të shtetasve H.B dhe A.B, në ngarkim të të pandehurit A.B dhe “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76-22-25 të K.Penal në dëm të shtetasit A.B, në ngarkim të të pandehurit G.B. Të pandehurit janë hetuar me masën e sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale.

Pas zhvillimit të gjykimit me ritin e gjykimit të zakonshëm, organi i akuzës në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka kërkuar:

1. Deklarim fajtor të të pandehurit A.B për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy personave, në dëm të shtetasve H.B e A.B dhe në bazë të nenit 79/dh i K.Penal, dënimin e tij me 25 vjet burgim.
2. Deklarim fajtor të të pandehurit G.B për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit A.B, dhe në bazë të nenit 76-22-25 të K.Penal, dënimin e tij me 17 vjet burgim.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe shëndetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article