Vrasja e 22-vjeçarit/ Blindohet Vlora, Sokol Sinomati merr leje nga burgu për të varrosur të birin

9 months ago 6

Qyteti i Vlorës është blinduar nga forcat policore në përpjekje për të garantuar rendin, në një kohë kur Sokol Sinomati, i njohur si ‘buzëderri’ ka marrë leje nga burgu për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrosjes së të birit Gëzim. I riu u ekzekutua na ballkonin e shtëpisë me snajper, kur kishte dalë për të pirë cigare.

Gëzim Sinomati, u ekzekutua me snajper mbrëmjen e se dielës (7 janar) do të përcillet sot për në banesën e fundit. I riu u qëllua me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës ku kishte dalë për të pirë cigare. Në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe që u gjet e djegur, është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi.

Blloku i betonit ka shërbyer për të mbështetur armën në mënyrë që mos të ketë tronditje dhe të mos gaboi.

Ndërkohë policia ndjek ceremoninë e varrimit nga frika e një atentati që mund të ndodhë sërish në vijim të sagës së hakmarrjes me grupeve kriminale.

BalkanWeb 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article