Vrasja e 22-vjeçarit në Vlorë, ngrihet grupi i posaçëm hetimor, në “sitë” dosjet e vjetra

9 months ago 16

Vrasja e 22 vjeçarit, Gëzim Sinomati, Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet intensive. Drejtori i Përgjithshëm i PSH Muhamet Rrumbullaku që prej të hënës në mëngjes ndodhet në DVP Vlorë. Drejtor Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Ekspertet më të mirë janë angazhuar për zbardhjen e ngjarjes. Një sërë analizash të gjata janë zhvilluar për analizimin e provave, fakteve dhe infornacioneve të grumbulluara.

Pjesë e analizave dhe dosjet e ngjarjeve të vjetra kriminale, të cilat janë rihapur dhe po analizohen me shumë përgjegjësi. Pas çdo detaji e informacioni të ri që del apo që sigurohet gjatë hetimit, Drejtori i Përgjithshëm zhvillon analizë me grupin hetimor nën drejtimin e Prokurorit për të vijuar pistat e hetimit.

Çdo veprim po kryhet ne ruajte të plotë të sekretit hetimor. Janë marrë në pyetje shumë persona e vijojnë shoqerimet edhe të personave të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article