Edmond Nika, një ndër autorët e dyshuar të vrasjes së Zef Guri dhe plagosjes së të birit, Gjin Guri, është vetëdorëzuar në polici, pas shpalljes në kërkim nga uniformat blu. Babë e bir u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Dukagjin.
Ndërkohë, në kërkim rezulton Gjovalin Guri, nipi i viktimës dhe të plagosurit, i dyshuar kryesor mbi ngjarjen e rëndë. Gjovalin Guri, sipas policise, ai dyshohet se ka marrë pjese në atentatin ku mbeti i vrarë xhaxhai I tij dhe i plagosur rëndë djali i xhaxhait.
Martin Qershija, 28 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç, vijojnë të jenë të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç.
Katër të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali. Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.