Deputeti i PD Dashnor Sula, në një intervistë me Skype në News 24 komentoi vrasjen e Egli Progës në Pogradec.
Sula tha se përgëzon shoqërinë shqiptare për reagimin e shumtë në lidhje me rastin. Ai tha se ngjarja fillimisht mund të jetë fshehur, edhe për shkak të frikës nga persona që kanë pushtet në zonën e Pogradecit.
“Përgëzoj shoqërinë shqiptare për reagimin. Shpreh ngushëllime për familjen e viktimës. Policia dhe sistemi ynë i drejtësisë janë hallka të dobëta. Ngjarja mund të ketë fshehur nga frika e atyre që kanë pushtet në zonën e Pogradecit.
Kishim dhe një ngjarje tjetër të rëndë në Durrës, ku një shef policie shantazhonte një biznesmen që t’i jepte para. Kjo tregon se sistemi ynë, policia e drejtësia, kanë shumë probleme”, tha Sula.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb