Vrasja e Faik Hajdinit në Memaliaj, drejtori i policisë jep detajet, Çipa: Ja kush janë dy autorët e krimit

2 months ago 6

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Memaliaj, ku Faik Hajdini u gjet i vrarë me mjete të forta.

Drejtori i  Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Ardian Çipa, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se autorë të krimit janë Skënder Hajdini dhe Blerti Kanushi, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim.

“Më 20 gusht u arrestua Skënder Hajdini për vrasje me paramendim  dhe Bledar Hajdini përkrahje e autorit.

Më 22 gusht u arrestuar Blerti Kanushi 23 vjeç për vrasje me paramendim dhe Darovi Hajdini për përkrahje e autorit.

U sekuestruan thika me të cilën është kryer krimi dhe mjete të tjera që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article