Vrasja e Gëzim Sinomatit, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve: 30 mijë euro për çdo informacion që çon në identifikimin e autorëve

9 months ago 23

Ndërsa kanë kaluar disa ditë nga ekzekutimi me snajper në ballkonin e banesë së tij, policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorëve të atentatit ndaj Gëzim Sinomatit.

Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

“Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article