Policia e Elbasanit arriti të identifikojë personin e 5-të të përfshirë në vrasjen e Roland Rexhepit, ish-oficerit të krimeve, që u ekzekutua në Elbasan në vitin 2009.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se personi i identifikuar dhe i shpallur në kërkim është Gëzim Balla, 50-vjeç, i dënuar më parë për prodhim e shitje narkotikësh, si dhe si anëtar i një grupi kriminal.
Lidhur me vrasjen e Rexhepit, Policia ka arrestuar më parë Marjus Tafën dhe Armando Llakajn, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg, Florind Shabanin, i ekstraduar në fillim të janarit 2022 nga Gjermania, si dhe Donald Hoxhën, i cili u ekstradua dy muaj më parë nga Britania e Madhe.
Roland Rexhepi i njohur ndryshe si “Doda” në Elbasan u vra 15 vite më parë pranë banesës së tij dhe dy vite më pas iu ekzekutua edhe i vëllai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb