Vrasja e Liridona Murselit/ Pacolli: Kushdo qoftë mbrapa këtij akti makabër , duhet të dalë para drejtësisë

10 months ago 8

Ish-presidenti, Behgjet Pacolli kërkon nga autoritetet e Kosovës që të zbardhin vrasjen kriminale të Liridona Murselit dhe të vënë para përgjegjësisë autorët. Reagimi i tij vjen disa momente pas publikimit të lajmit të arrestimit të bashkëshortit të viktimës, Naim Murseli, i cili ka mbajtur postin e Këshilltarit të ish-presidentit.

“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës”, shkruan Pacolli.

Ish-presidenti ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën e bërë, por shton se akti makabër duhet të marrë dënim maksimal.

“I përgëzoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër (akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë”, shprehet ai.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me grabitjen e dy ditëve më parë ku mbeti e vrarë me armë zjarri 33-vjeçarja, Liridona Murseli në periferi të Prishtinës.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se njëri nga të arrestuarit është pikërisht bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe një person tjetër të cilin dyshohet se Murseli e ka paguar për të vrarë 33-vjeçaren.

Bëhet me dije se policia ka rënë filimisht në gjurmët e vrasësit të së resë dhe ka qenë pikërisht ai që ka treguar se vrasja ishte porositur nga bashkëshorti i saj.

Read Entire Article