Vrasja e Liridona Murselit, policia arreston burrin e saj

10 months ago 32
Naim dhe Liridona Murseli
20:38 01/12/2023

Dyshohet se pagoi Granit Plavën për ekzekutimin e gruas së tij

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit, dy netë më parë në periferi të Prishtinës, bashkëshortes së Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit.

Prokuroria e Kosovës konfirmoi se një nga të arrestuarit është pikërisht bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ndërkohë i arrestuari i dytë është Granit Plava, i cili dyshohet se është personi që ka kryer vrasjen. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ai e ka pranuar krimin në Polici dhe ka thënë se është paguar me 30 mijë euro nga Murseli për të kryer vrasjen. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar me njëri-tjetrin.

Liridona Murseli u vra dy netë më parë në periferi të Prishtinës derisa me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre po udhëtonin drejt shtëpisë së tyre.

Fillimisht ishte raportuar që dyshimet e para kishin të bënin me vrasje gjatë grabitjes me armë zjarri, por policia dhe prokuroria bënë të ditur se janë duke hetuar edhe pista të tjera.

Dyshimet u ngjallën pas deklaratës së bashkëshortit të saj në polici se grabitësit e armatosur fillimisht u kishin marrë gjërat me vlerë dhe pastaj edhe telefonat ndërsa ky me dy fëmijët kanë arritur të largohet nga vetura derisa Liridona mbeti e vrarë.

Ajo është varrosur sot në fshatin Cërrmjan të Gjakovës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article