Vrasja e Liridona Murselit, reagon Behgjet Pacolli: Jam ende i shokuar! Sot dy fëmijë janë pa nënën e tyre

10 months ago 9
18:41 01/12/2023

Behgjet Pacolli shprehet i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridona Murselit. Në një reagim në rrjetet sociale, ai thotë se fëmijët dhe familja i dhanë sot lamtumirën e fundit asaj.

Po ashtu, ai përgëzoi policinë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë pas këtij akti, Pacolli thotë se, duhet të dalë para drejtësisë dhe të marrë dënimin maksimal.

“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës. I përgëzoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë. Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj. E pabesueshme dhe e trishtueshme. Jam ende i shokuar”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit kur ky i fundit ishte President.

Në pranga është vënë edhe një bashkëfshatar i Murselit. Ende nuk dihet motivi se pse ai inskenoi këtë ngjarje dhe raportoi se vrasja erdhi si pasojë e një grabitjeje të armatosur.

Liridona dhe Naimi janë prindër të dy fëmijëve./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article