Vrasja e 60-vjeçarit, Martin Bardhi në Mirditë, i ka kushtuar detyrën drejtuesve të policisë të Qarkut Lezhë. Shefi i krimeve, ai i rendit si dhe drejtuesi i komisariatit ne Rreshën janë shkarkuar nga detyra, tri ditë pas atentatit, pasi vrasja vijon të mbetet ende pa autor.
Klodian Kondi do të jetë shefi i ri i komisariatit të mirditës, Gentian Berberi zv/drejtor i hetimit dhe Altin Mena Zv drejtor rendi. Nga atentati i së martës, mbetën të plagosur edhe tre të tjerë, që ishin në një tavolinë me viktimën. Hakmarrja mbetet pista kryesore për zbardhjen e vrasjes, pasi në mars të këtij viti Bardhi së bashku me të birin, qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në vitin 2020.