Vrasja në azilin e pleqve në Tiranë, zbardhet identiteti i viktimës dhe i autorit. Dy të moshuarit vuanin nga… (EMRAT)

3 months ago 13

Zbardhet identiteti i të moshuarit që humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga shoku i tij i dhomës. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një azil pleqsh privat në zonën e Ali Demit.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se personi që ka ndërruar jetë është 82-vjeçari Virxhil Vesho, ndërsa autori i ngjarjes është Zyhdi Shehu, i moshës 78 vjeç.

Mësohet se dy të moshuarit vuanin nga skleroza.

Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article