Pas arrestimit nga policia e Kosovës, në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, Granit Plava ka deklaruar edhe shumën sa u pagua nga bashkëshorti i të ndjerës për të kryer krimin.
Sipas burimeve të Express, personi i dytë i arrestuar i cili edhe ka pranuar veprën, ka deklaruar se Naim Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes. Policia e Kosovës arrestoi edhe bashkëshortin e 33-vjeçares si të implikuar në vrasje.
Ata janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes. Liridona Murseli është vrarë me armë zjarri në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit derisa kishte qenë në makinë bashkë me burrin e saj dhe dy fëmijët. Sipas versionit fillestar të burrit të saj, atyre u ishte bërë pritë nga grabitësit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb