Vrazhdësi në fushë, përleshje në tribuna: Argjentina mundi Brazilin në një ndeshje plot tension

10 months ago 27

Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Brazili në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Takimi i raundit të gjashtë të kualifikueseve të Amerikës së Jugut u luajt në stadiumin Maracana dhe fillimi i ndeshjes u vonua me gjysmë ore pasi shpërthyen trazira në tribuna.

Në tribuna, tifozët argjentinas dhe policia braziliane u përleshën dhe portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez u përfshi dhe arriti të godasë një nga policët.

🚨🇧🇷🇦🇷 Crazy scenes in the stands at Maracanã between Brazilian police and Argentina fans.

Full footage by @_igorrodrigues 🎥 pic.twitter.com/lF4uzyI8A9

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 22, 2023

🚨 Emiliano Martinez going against a Brazilian policeman just minutes before… pic.twitter.com/Lj0XdWpzzd

— Eduardo Hagn (@EduardoHagn) November 22, 2023

Më pas, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, i çoi bashkëlojtarët e tij në dhomat e zhveshjes në shenjë proteste dhe Gauchos nuk donin të luanin derisa të garantohej siguria e tifozëve të tyre.

Tensionet u transferuan nga tribuna në fushë dhe pjesa e parë kaloi në antifutboll dhe faulle të shumta të ashpra, dhe tashmë në minutat e fillimit të ndeshjes, Gabriel Jesus goditi me bërryl kokën e Rodrigo de Paul.

Gabriel Jesus semble vouloir s’occuper de Rodrygo De Paul ce soir… 😂👊🏽 pic.twitter.com/u8FvqQpfVZ

— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) November 22, 2023

Brazili pati rastin më të mirë për të shënuar në minutën e 58-të kur Jesus bashkëpunoi shkëlqyeshëm me shokun e tij të skuadrës nga Gabriel Martinelli i cili gjuajti bukur, por Martinez ndërhyri shkëlqyeshëm dhe shpëtoi portën.

Vetëm pesë minuta më vonë, Argjentina shënoi golin që i dha fitoren dhe tri pikët.

Giovani Lo Celso goditi një këndore nga e majta, Nicolas Otamendi kërceu mbi Gabriel Maghalaes dhe mposhti Alisson Becker për të çuar në festime të mëdha nga argjentinasit.

Otamendi OUT JUMPS Gabriel Magalhaes to score the goal 🥅

Brazil 🇧🇷 0 Argentina 🇦🇷 1 pic.twitter.com/JX5M8M5u3s

— Professor Hamza Treble champion (@mancityhardcore) November 22, 2023

Brazilianët e panë fundin e lojës me dhjetë lojtarë pasi Joelinton mori një karton të kuq direkt pas një faulli të ashpër.

Pas kësaj fitore, Argjentina është kryesuese e kualifikueseve të Amerikës së Jugut, ndërsa Brazili ka zbritur në vendin e gjashtë me humbjen e tretë radhazi. /Telegrafi/

Read Entire Article