Vuçiç: Kemi propozime për deklaratën përfundimtare

7 months ago 16
12:51 28/02/2024

Vuçiç ka thënë se pala serbe ka disa propozime për një deklaratë dhe do të shikojnë se ccfarë do jetë e shkruar aty, pasi duhet miratimi i të gjitha palëve pjesëmarrëse. 

Sot na pret një ditë e ngarkuar. Nesër duhet të flasim për programin e rritjes dhe tregun unik europian. Do të bisedojmë edhe me Presidentin Zelenski. Janë tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Kështu që sigurisht gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken ndonjëherë. Kam paraqitur disa propozime për harmonizimin e tekstit të deklaratës. Bisedimet mes përfaqësuesve të delegacioneve tona kanë vijuar gjithë natën. Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se ne do t’i përmbahemi parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtar i Serbisë 2 vite më parë”, tha Presidenti Vuçiç për gazetarët serbë para nisjes së samitit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article