Vuçiç: Nuk e njohim Kosovën, s’ka zgjedhje

10 months ago 40
23:42 01/12/2023

Serbia, edhe njëherë refuzoi një ofertë të Kosovës.

Bëhet fjalë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të shtetit serb edhe në Kosovë, më 17 Dhjetor, por që qeveria kosovare i kërkon asaj serbe të pajtohet e ta dërgojë kërkesën për mbajtjen e këtyre votimeve me anë të një marrëveshjeje që do ishte ujdi ndërshtetërore.

Me anë të saj sipas qeverisë së Kosovës, do i mundësohej votimi më 17 Dhjetor serbëve në veri, sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim jashtë vendit.

“Ja për çka bëhet fjalë. Ne duhet ta njohim Kosovën, në mënyrë që serbët të mund të marrin pjesë në zgjedhje dhe pikë. Asgjë më shumë e asgjë më pak. Këtë e dinë të gjithë njerëzit në Evropë. Mirë është që ata do reagojnë, por nga kjo ne pak do të kemi. Megjithatë, faleminderit. Kështu që nuk do të ketë zgjedhje më 17 Dhjetor në mjediset ku jetojnë serbët në Kosovë”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për mediat të premten.

Në disa cikle zgjedhore parlamentare të Serbisë, siç ishte rasti i fundit më 2020, serbët e Kosovës, kanë votuar në vendbanimet e tyre.

Votat e tyre janë grumbulluar nga OSBE-ja, dhe të njëjtat janë dërguar për numërim nga autoritetet serbe në qytetet kufitare me Kosovën, Vranjë e Rashkë./Klan Kosova


Të ngjashme

Read Entire Article