Vuçiç publikon foto nga darka me Ramën dhe Varhelyi në Tiranë

7 months ago 8
22:00 28/02/2024

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, qëndron mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë ku ditën e nesërme do të marrë pjesë në Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës.

Darkën ai e ka kaluar krah kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, pranë stadiumit “Air Albania”.

“Jemi mbledhur për të diskutuar çështjet që janë të një rëndësie jetike për Ballkanin Perëndimor. Lidhja e ekonomive, heqja e barriera dhe progresi drejt një tregu të përbashkët janë qëllime të mëdha që çojnë në zhvillimin thelbësor për vendin tonë, rajonin dhe për një të ardhme të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, shkroi ai në Instagram.

Kujtojmë se nesër në Tiranë do të zhvillohet Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor (Lexo më shumë)./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article