Vula dhe logoja e Partisë Demokratike, Basha: Unë nuk kam thënë që jam kryetar i PD-së, por institucionet

9 months ago 17

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga konferenca me gazetarët u pyet në lidhje me vulën dhe logon e PD-së, ku tha se vendimi i Gjykatës së Lartë është në përputhje me atë të Apelit, ndërsa shtoi se vetë gjykata e Tiranës do e vërtetojë.

Më tej ai sqaroi se është kryetari i PD-së me vendim nga institucionet parlamentare, ndërsa shtoi se është zgjedhur si i tillë më 29 korrik.

“Vendimi i Gjykatës së Lartë është në përputhje me atë të Apelit. Nuk mund të shpreh asgjë përveç se kënaqësi dhe i bëj thirrje për zbardhjen e vendimit, të plotë. Vetë gjykata e Tiranës do ju vërtetojë që kryetari i PD është Lulzim Basha. Nuk e kam thënë unë që jam kryetari i PD por institucionet përkatëse. Jam kryetar i zgjedhur më 29 korrik.”, u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article