Warriors humbin përkundër 60 pikëve nga Curry, Lakers marrin fitore të madhe në New York

8 months ago 15

Stephen Curry është përkujdesur për një tjetër paraqitje të mrekullueshme në NBA, por ajo paraqitje ka mbetur vetëm për statistika pasi skuadra e tij ka pësuar humbje.

Golden State Warriors nuk arriti t’i shmanget humbjes në udhëtim te Atlanta Hawks, pasi janë mposhtur pas vazhdimeve me shtatë pikë diferencë 141:134.

Curry ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 60 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, por që nuk mjaftuan për t’i dhënë fitoren Warriors.

Te skuadra fituese më efikasi ishte Trae Young që realizoi 35 pikë e gjashtë asistime, derisa me lojë të mirë u dalluan edhe Okongwu me 22 pikë e 16 kërcime si dhe Johnson që shtoi 21 pikë të tjera.

The East:

Cavs win their 5th in a row!

For more, download the NBA App:
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/DjTvCSbJ9f

— NBA (@NBA) February 4, 2024

Fitore të madhe kanë shënuar Los Angeles Lakers në udhëtim te New York Knicks me tetë pikë diferencë 113:105.

LeBron James me 24 pikë dhe Austin Reaves me 22 të tjera dhuruan spektakël në parket për t’i dhënë fitoren e 26-të sezonale Lakers.

Ndërkohë te vendasit më i miri në parket ishte Jalen Brunson me 36 pikë e 10 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Read Entire Article