Warriors triumfojnë në udhëtim te Grizzlies

8 months ago 21

Golden State Warriors kanë marrë fitoren e dytë radhazi dhe të 21-tën këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Warriors kanë triumfuar në udhëtim te Memphis Grizzlies me 20 pikë diferencë 101:121.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante, ku Warriors pas çerekut të dytë krijuan epërsi dhe e mbajtën atë deri në fund.

Jonathan Kuminga ishte më efikasi në ndeshje me 29 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

The East:

Heat and Magic win, sit in 7th & 8th

For more, download the NBA App:
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/M9uXwvvAkd

— NBA (@NBA) February 3, 2024

Me lojë të mirë u dallua edhe Steph Curry që shtoi 20 pikë si dhe Klay Thompson që kontribuoi me 14 pikë të tjera.

Jaren Jackson ishte më i miri te vendasit me 27 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/ 

Read Entire Article