Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

5 months ago 11

Pas një sezoni të cilin po e mbyllin me asnjë trofe të fituar, ndryshime të mëdha në ekipin e Barcelonës po pritet që të ndodhin gjatë verës.

Trajneri Xavi Hernandez ka dhënë aprovimin e tij tek drejtori sportiv Deco, për të nënshkruar me mesfushorin e Betisit, Guido Rodriguez.

30-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, por ai ka arritur marrëveshje me blaugranasit dhe do të transferohet si lojtar i lirë.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka qenë në bisedime me Betisin për rinovimin e kontratës tash e disa muaj, por pasi dështuan që të gjejnë gjuhën e përbashkët, Barcelona u pajtua për një marrëveshje me Rodriguez, pasi agjenti ia ofroi Barcelonës shërbimet e tij.

Fabrizio Romano tani po raporton se Xavi ka dhënë dritën e gjelbër për blerjene Rodriguez, i cili me paraqitjet e tij te Betisi ka dëshmuar se mund të jetë i dobishëm për blaugranasit.

🔵🔴🇦🇷 Xavi Hernández has approved Guido Rodriguez as new Barça signing for the next season.

The manager has already told Deco that Guido could be a good solution, a player who can be needed for Barça’s plan next season.

🤝🏻 Two year deal + option agreed, still waiting to sign. pic.twitter.com/fnKT2Xat6K

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 13, 2024

Rodriguez pritet që të zë vendin e Oriol Romeut, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona një vit pasi u transferua.

Xavi e kishte humbur besimin tek Romeu në gjysmë të sezonit, dhe pikërisht për këtë arsye ai ishte detyruar që detyrën e mesfushorit defanziv t’ia ngarkojë Andreas Christensenit./Telegrafi/

Read Entire Article