Xhevdet Ferri nderohet me titullin “Qytetar nderi” i Durrësit, e bija: E deshi vendlindjen pa kushte

9 months ago 4

Mbrëmjen e së martës u zhvillua në hollin e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” ceremonia e nderimit të aktorit Xhevdet Ferrit me titullin “Qytetar nderi” i Durrësit (pas vdekjes).

Familjarë, kolegë, bashkëpunëtorë dhe miq ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet, që u drejtua nga regjisorja, Driada Dervishi. Pjesëmarrësit që e morën fjalën vlerësuan figurën shumëdimensionale të aktorit durrsak, Xhevdet Ferri, i cili përfaqëson dhe një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar.

Ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar nderi” nga bashkia e Durrësit, e cila përkoi me 4-vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej emrave më të dashur të kinematografisë shqiptare.
Mes emocionesh aktorë dhe miq rrëfyen momente jetësore, duke I dhënë një tjetër dimension Xhevdet Ferrit.

Duke zbuluar lidhjen e përhershme me qytetin e lindjes, autorja Anila Varfi rrëfeu se Festivali i Filmit që nisi në Durrës në 2008 erdhi si një dëshirë e të paharrueshmit Xhevdet Ferrit.

Ndërsa regjisori Petrit Beci vlerësoi Xhevdet Ferrin, jo vetëm si aktor, por si një njeri të përkushtuar që e donte teatrin dhe që i kontribuohet edhe ligji për teatrin, që u shkrua nga ai.

Në vijim kryebashkiakja Emiriana Sako duke vlerësuar rrugëtimin e Xhevdet Ferrit i dorëzoi vajzës së tij edhe diplomën “Qytetar nderi” të dhënë nga këshilli bashkiak i qytetit bregdetar.

Në fjalën e saj, Bora Ferri shprehu mirënjohjen për këtë vlerësim, duke falënderuar edhe në emër të babait të saj, që e deshi Durrësin, vendlindjen e tij gjatë gjithë jetës, pa kushte.

Xhevdet Ferri u nda nga jeta 4 vite më parë, në moshën 59-vjeçare, ndërsa do të mbahet mend për shumë role të spikatura në kinematografinë shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article