Xhixha e Skuka në formë para kupave të Europës

1 year ago 26
Reklamë
17:48 05/07/2023

Shënon gol në miqësore edhe Mersinaj

Redon Xhixha u shfaq përcaktues me golin e tij për Qarabag në miqësoren me CSKA Sofia. Skuadra nga Azerbajxhani e fitoi me rezultatin 1 – 0 takimin përgatitor në prag të kupave të Europës që u zhvillua të martën në Austri.

Xhixha realizoi me një goditje brenda zonës mes mbrojtësave kundërshtarë. Qarabag do të luajë me Lincoln Red Imperials të Gjibraltarit në turin e parë të Champions League.

Një ditë e mirë edhe për Xhuliano Skukën, i cili shënoi në fitoren 2 – 0 të Maribor me Slaven Belupo. Skuka tregoi klas në fushë.

Maribor po përgatitet për kualifikueset e Conference League ku do të luajë në turin e parë me maltezët Birkirkara. Golin e festoi edhe mbrojtësi Jon Mersinaj.

Falë tij Lokomotiva Zagreb mundi AEK Athens 1 – 0. Lokomotiva po përgatitet për kampionatin kroat që nis më 23 Korrik.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article