Ylber Ramadani, maratonomaku i Serie A

9 months ago 8
13:00 10/01/2024

Futbollisti i tretë në këtë kampionat për kilometrat e përshkruara

Ylber Ramadani është një titullar i padiskutueshëm te Lecce, pasi është aktivizuar në 18 nga 19 takimet e fazës së parë të Serie A.

Në të vetmin që mungoi ishte për shkak se plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.

Ramadani është pika lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit dhe për këtë është futbollisti i cili vrapon më shumë në skuadër, mbi 12 kilometra mesatarisht për takim.

Për këtë mesfushori shqiptar është përfshirë në 11-shin e fazës së parë me rendimentin më të lartë.

Më mirë se Ylber Ramdani në klasifikimin e përgjithshëm të Serie A është Haas i Empoli dhe Ferguson i Bologna.

Në këtë sezon të parë në kampionatin italian Ramadani ka shënuar edhe 1 gol. Ylber Ramadani është nën kontratë te skuadra puljeze deri në 30 Qershor të 2026.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article