Ylber Ramadani nuk është aktualisht një ‘opsion’ për Leccen

1 year ago 45
Reklamë
23:00 03/07/2023

Ylber Ramadani nuk është një opsion për Leccen, të paktën për momentin. Ky është lajmi që konfirmohet nga mediat skoceze, që pranojnë se klubi i Serie A nuk ka kontaktuar skuadrën e Aberdeen për futbollistin e kombëtares shqiptare.

Në sezonin debutues te Aberdeen, Ramadani luajti në 44 ndeshje, duke qënë fantastik në fushën e lojës. Kontrata që zgjat deri në verën e vitit 2025 shihet si pengesë për Leccen në garën për të firmosur me Ramadani, i cili do t’i pëlqente një kalim në kampionatin italian aty ku luajnë shumica e futbollistëve kuqezi. Ylber Ramadani është kthyer në një lojtar kyç edhe në kombëtaren shqiptare, pasi mori minuta të plota në dy sfidat e muajit Qershor, në fitoret ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article