Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin – pritet transferimi tek Arsenali

3 months ago 6
Reklamë

I riu i Barcelonës, Mikayil Faye, po e konsideron mundësinë e largimit nga klubi vetëm një vit pasi u bë pjesë e gjigantit katalanas.

19-vjeçari u transferua tek Barcelona për 1.9 milionë euro nga ekipi kroat NK Kustosija që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit kroat, dhe tashmë është i etur për mundësitë e reja në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

Faye ka shkëlqyer nën urdhrat e Rafael Marquez tek Barca Atletic, por në krahasim me Pau Cubarsin, ai asnjëherë nuk e mori mundësinë që të luajë për ekipin e parë të Barcelonës.

Ai është i frustruar nga mungesa e mundësive, pasi ka debutuar për Senegalin dhe nuk e kupton pse nuk ka pasur fare minuta me ekipin e parë.

Trajneri i ri Hansi Flick tashmë ka mbërritur, por Barcelona mund të jetë e hapur që ta shesë Fayen për një çmim të duhur, edhe nëse plani është që ai të përfshihet në parasezon këtë verë.

Arsenali është ekipi më i interesuar për të siguruar shërbimet e Fayes, ndërsa në garë janë edhe ekipet e tjera si Manchester United, Inter dhe Bayern Munich.

Kujtojmë se blaugranasit kanë refuzuar një ofertë prej 9 milionë eurosh për Fayen nga ekipi francez RC Lens gjatë janarit.

Qëndrimi i Fayes nuk do të ndryshojë dhe lojtari do të kërkojë largimin këtë verë, përveç në rast se drejtuesit e klubit ia ofrojnë mundësinë që nga sezoni i ardhshëm të bëhet pjesë e ekipit të parë.

Në rast se nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar largohen disa lojtarë, atëherë do të krijoheshin kushtet që Faye të regjistrohej si lojtar i ekipit të parë.

Për momentin faza e mbrojtjes është mjaft e ngarkuar me emra si Pau Cubarsi, Inigo Martinez, Ronald Araujo, Andreas Christensen dhe Jules Kounde, duke mos përmendur këtu Clement Lenglet dhe Eric Garcia që do të rikthehen nga huazimet./Telegrafi/

Read Entire Article